Gjyqi i vrasjes së gazetarit në Kroaci
Gjyqi i katër personave të akuzuar për vrasjen me
autobombë në vitin 2008 të një redaktori reviste kroate dhe ndihmësit të tij, u
hap dje me deklaratën e të pandehurve
për pafajësi.Prokurorët serbë dhe kroatë akuzojnë të dyshuarit për vrasjen e redaktorit
të revistës Nacional Ivo Pukaniç dhe drejtorit të marketingut Niko Franjiç.Dy të pandehur të tjerë po gjykohen në mungesë. Njëri është arrestuar në
Bosnje dhe pritet të ekstradohet ndërsa tjetri është nën arrest në Serbi dhe do
të gjykohet atje.Aktpadia akuzon bosin e krimit të organizuar në Serbi Sreten Jociç se ka
paguar bandën me 2 milionë dollarë për vrasjen e Pukaniçit për ta ndaluar atë
të botonte shkrime ku ekspozohej mafia.Jociç është gjithshtu nën arrest në Beograd dhe pret gjykimin.Bashkimi Evropian i ka bërë trysni Kroacisë të bëjë më shumë për të luftuar
krimin e organizuar në se shpreson të anëtarësohet në bllok.//rd//