Timoshenko arrin marrëveshje me Putin
Moskë - Kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko deklaroi dje se Kievi do të paguajë më pak se 250 dollarë për 1 000 metër kub gaz rus në vitin 2009. Timoshenko, e cila foli në Moskë pasi firma ruse "Gazprom" dhe kompania shtetërore ukrainase "Naftogaz" nënshkruan një kontratë 10-vjeçare për furnizimin me gaz, deklaroi gjithashtu se priste që furnizimet me gaz për Europën të rifillonin brenda disa orësh.