Rama në Twitter: Saliu është me çunat e bllokut të vet

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë i cili i cilësoi politikat e PS-së si marksiste.
“Ne jemi me marksistët Obama, Merkel, Sarkozy e Cameron, madje edhe me marksistin Berlusconi. Kurse Saliu është me çunat e Bllokut të vet” ka theksuar Rama në Twitter.
Ky reagim erdhi si kundërpërgji të kreut të PS-së ndaj deklaratave të kryeministrit Berisha i cili theksoi se alternativa marksiste e Ramës do të mbetet vetëm në mendjet e ithtarëve të tij.