Timoshenko mohon akuzat për vrasje

Mbeshtetes te Timoshenkos
Ish-kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko, e cila ndodhet në burg për abuzim me pushtetin, i ka mohuar akuzat për përfshirje në vrasjen e një deputeti në vitin 1996.
Timoshenko i ka cilësuar akuzat si absurde dhe me natyrë qartësisht politike.
Në nëntor, zv.prokurori i përgjithshëm, Renat Kuzmin, deklaroi se vrasësi që eliminoi deputetin dhe biznesmenin Ievgheni Sherban është paguar me paratë e bizneseve të kontrolluara në atë kohë nga Timoshenko.
Ngjarja ndodhi në vitin 1996, në aeroportin Donetsk, në Ukrainë. / G.N.