E Shtunë, 31 Tetor 2026

Timoshenko në gjendje të rëndë

Ish-kryeministrja ukrainase e burgosur, Julia Timoshenko e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore mund të kurohet në Berlin.

Në Berlin tashmë kanë nisur spekulimet, se ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko, e cila aktualisht ndodhet e burgosur do të vijë për trajtim mjekësor në kryeqytetin gjerman.

Deutsche Welle ka mësuar nga ekipi mjekësor se në klinikën universitare Charite në Berlin-Tegel në një qendër të posaçme ku trajtohen shumë figura të njohura, po përgatitet një dhomë pacientësh për ish-kryeministren.

Disa media të huaja madje përmendin edhe datën e ardhjes së Timoshenkos. Kështu për shembull gazeta polake, Wyborcza shkruan në faqen online para pak ditësh se Timoshenko do të mbërrijë në 15 shtator në Berlin.

Edhe ish-presidenti polak, Aleksandar Kvasnievski, merr përsipër të bëjë prognoza. Ai i tha radio Polski-t se “Timoshenko do të udhëtojë jashtë Ukrainës në fund të shtatorit”/Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›