E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e Valerisë, 5.000 euro për informacionin e vendndodhjes

 Pesëmijë euro shpërblim për informacionin e vendndodhjes së shtetases franceze Valerie Bara Neziroski.

Familja e francezes së zhdukur, ka vendosur të shpërblejë çdo qytetar që mund të kontribuojë në gjetjen e të afërmes së saj.

I shoqi Ilir Neziroski, u ka thënë sot medieve se po përpiqet në të gjitha mënyrat për t’i rënë në gjurmë të shoqes së tij, dhe se në këtë drejtim është edhe shpërblimi financiar.

“Për mua është shumë e vështirë koha që kaloj pa të. Ajo më mungon shumë”, ka theksuar Iliri.

Të gjithë ata që posedojnë informacione për vendndodhjen e francezes, mund të lajmërojnë Policinë në numrin 192.

Valerie Bara Neziroski u zhduk më 25 korrik të këtij viti, në Kërçovë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›