Timoshenko ne gjyq. Aferat e heroines se revolucionit

Ish- kryeministreja e Ukrainës përfundon në bankën e të akuzuarve. Heroina e revolucionit portokalli akuzohet për abuzim pushteti nga gjykata e Kievit. Timoshenko ka hedhur poshtë akuzat, që kanë të bëjnë kontrata për gazin natyror me Rusinë dhe i ka cilësuar si të inskenuara në shenjë hakmarrje nga rivali i saj, presidenti Viktor Janukoviç.
Nga ana e saj Julia i ka kërkuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të vendosë nëse akuzat janë të motivuara politikisht. Rreth 1.000 të përkrahësit e saj u mblodhën jashtë gjykatës në Kiev, e cila ishte rrethuar nga policia. "Kjo është një farsë dhe cirk dhe jo një seancë gjyqësore," citohet të ketë thënë Timoshenko që nuk i mbijetoi mocionit të mosbesimit në parlament në mars 2010.
Hetuesit deklarojnë se ajo ra dakord për një kontratë 10-vjeçare për të blerë gaz natyror nga Rusia me çmime që janë shumë të larta dhe cilësohen si shkatërruese për ekonominë e Ukrainës. Ata gjithashtu thonë se ajo nuk kishte miratimin e kabinetit për të nënëshkruar marrëveshjen.
Kjo nuk është hera e parë që Julia Timoshenko akuzohet për abuzim pushteti. Në dhjetor, ajo u akuzua për shpërdorim të 320 milion euro të marra nga qeveria në vitin 2009 për shitjen e krediteve të karbonit.
SHBA dhe BE i kanë dënuar akuzat kundër Timoshenko dhe disa prej aleatëve të saj si ndjekje selektive të kundërshtarëve politikë. Nëse shpallet fajtore ajo përballet me burgim nga shtatë deri 10 vjet.