E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakt europian. Edhe 120 miliarde euro per Greqine

Europa tregon unitet ndërsa që në ditën e parë të samitit bie dakort  për temat kryesore të takimit. Këshilli i Bashkimit Europian pak orë pas hapjes duket se gjeti gjuhën e përbashkët për thuajse të gjitha pikat në rendin e ditës, rekomandimet për vendet anëtare për rimëkëmbjen e financave të tyre përforcim i fondit për shpëtimin e shteteve, krijimi i një fondi permanent.

Sipas të dhënave paketa e re arrin në 120 miliardë euro. Kusht për ndihmat e reja është që parlamenti grek të miratojë javën e ardhshme programin edhe më të ashpër të kursimeve me reduktime në masën 78 miliardë euro. Po ashtu nga kjo varet edhe dhënia e këstit prej 12 miliardë eurosh për vendin që kërcënohet nga falimentimi.

Pa këto ndihma Greqia nga mesi i korrikut nuk do të jetë më e aftë për kryerjen e pagesave. Në një deklaratë të miratuar në samitin e BE-së në Bruksel Ministrat e Financave të vendeve të eurozonës u angazhuan që deri në fillim të korrikut të përfundojnë detajet rreth programit të ri të kredisë. Në ditën e dytë të takimit  pritet emerimi i italianit Mario Draghi si president i Bankës qëndrore europiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›