Ngelen mesuesit. 2 e arsimtareve nuk kalojne testin
Provimeve këto ditë nuk i janë nështruar vetëm nxënësit, pjesë e tyre kanë qënë dhe arsimtarët në të gjithë vendin. Rreth 2% e mësuesve që kanë hyrë në testin e kualifikimit kanë rezultuar mbetës ndërkohë që po kaq kanë qenë dhe ekselent. Provimit ju nështruan rreth 3000 arsimtarë që përmbushnin kriteret ndërkohë që ai u zhvillua jo vetëm për aftësitë e tyre profesionale, por edhe për shtesat e pagave që ata duhet të përfitojnë në bazë të rezultateve. Detajet i bëjnë publike për AS autoritetet në ministrinë e Arsimit.
“Në testim futen mësuesit që kanë mbushur 5 vjet punë për shtesën e pagës 5%, 10 vjet punë për shtesën e pagës 10% dhe 20 vjet punë për shtesën e pagës 20%. Vlerësimi A këtë vit është 2%, ndërkohë që vitin e kaluar ka qenë 0.47%. Pra kemi një rritje të lartë për vlerësimin ekselent. Vlerësimi E është më pak se sa vitin e kaluar”- tha Dorina Rapti, drejtoresha e arsimit profesional në MASH.
Arsimtarët që kanë rezultuar ekslentë do të përfitojnë shtesën e rrogës që ju takon, ndërkohë që për ata që janë shpallur jokalues, vendi i punës është i rrezikuar. Në Tiranë ka qënë dhe numri më i lartë i mësuesve që kanë marrë vlerësimin maksimal.
“Këta janë më tepër mësues që kanë probleme me aspekte pedagogjike-metodologjike. Pra, duhet të kenë më shumë përditësim, të jenë më afër ndryshimeve të reja që ndodhin në aspektet metodologjike dhe pedagogjike. Të kenë njohuri për zhvillimin moshor të fëmijëve, për metodat e reja që futen, për ndryshimet në kurrikul”- tha Rapti.
Testi për arsimtarët, një projekt i inciauar nga ministria e Arsimit, ka nisur rreth tre vjet më parë.
Edlira Sulejmani