E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, minatorët grevistë pritet të dalin nga galeria

Në Bulqizë po shkon me helikopter, presidentja e ACR-së, e cila ka mbërritur nga Austria, për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me minatorët.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet edhe me Konfederatën e Sindikatave, e cila ka këmbëngulur më së shumti për kërkesat e minatorëve.

Ndërkohë, forca të shumta policia kanë rrethuar të gjithë minierën. Komisioni i grevës ka vendosur që grevistët të dalin nga galeria mbi 1 mijë metër nëntokë. Minatorët protestojnë prej javësh për rritjen e rrogave dhe kushteve të sigurisë në punë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-20 10:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›