E Diel, 1 Nëntor 2026

Tinguj për solidaritetin, për përmbytjet në Shkodër

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Fondacionin Fëmijët Shqiptarë, shpalosën në tempullin e tyre në transmetim të drejtpërdrejtë Tinguj për solidaritetin. Nga ky aktivitet muzikor 1.500.000 leke shkuan në mbështetje të familjeve të prekura nga përmbytjet në zonën e Shkodrës. Tinguj për solidaritetin, mbrëmje e madhe muzikore me ariet dhe duetet më të njohura botërore nën interpretimin e solistëve lirikë Ylber Gjini,

 Marjana Leka, Eva Golemi, Armaldo Kllogjeri, Sidrit Bejleri, Vikena Kamenica, Sonila Baboçi, Manjola Konjari, Dorina Selimaj, Eriona Gjyzeli, Shpresa Beka, Armando Likaj, Emiljana Palushaj, dhe të Orkestrës Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, nën drejtimin e mjeshtrit Gianluca Martinenghi. Ngjarjet e jetës, sidoqofshin ato ngacmojnë ndjeshmërinë njerëzore dhe ndryshimin e atyre që me art dhurojnë ndjeshmëri është kurdoherë e vlerësuar dhe dobiprurëse. Të mbështesim familjet në zonat e përmbytura, të jemi të bashkuar për të përballuar situatën e pazakontë, të jemi të gjithë pjesë aktive e shoqërisë tonë, e vlerave më pozitive të saj. Ky ka qene dhe mesazhi që përcolli Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Fondacionin Fëmijët Shqiptarë. Ja çfarë gjetën artistët e shquar të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për të vënë në shërbim të shoqërisë në nevojë, jo vetëm kontributin material të mundshëm, por atë që i thërret ndjenjave më fisnike të gjithsecilit, artin universal të muzikës, gjuhën më të kuptueshme e të sinqertë për të gjithë. Mbrëmja gala e organizuar në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku Ministri i TKRS Ferdinand Xhaferraj dhe znj. Liri Berisha, ishin të pranishëm dhe mundësuan realizimin e saj. Shuma e mbledhur ishte 1.500.000 lekë të reja. Shumë, e cila ka shkuar në mbështetje të familjeve të prekura nga përmbytjet në zonën e Shkodrës, të mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Fondacioni Fëmijët Shqiptarë, ku shpalosen në tempullin e tyre në transmetim të drejtpërdrejtë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›