Tiote vazhdon në Newcastle

Nga Express më 25 shkurt 2011 në ora 18:44
Mesfushori i Newcastle United, Cheik Tiote ka nënshkruar kontratë të re me klubin deri në fund të sezonit 2016/17.
Marrëveshja e re për gjashtë vjet e gjysmë erdhi pas ardhjes së tij nga Twente si transferim i lirë në gusht. Menaxheri Alan Pardew është i lumtur që do të mbajë 24 vjeçarin në periudhë afatgjate.
“Cheik është futbollist çfarë dua të kem në ekip. Ai është i shkëlqyeshëm në fushë dhe në zhveshtore. Ai është adaptuar shumë mirë në Angli dhe jam i lumtur që ka vazhduar kontratën me ne”, tha Pardew.