E Diel, 1 Nëntor 2026

“BE nuk bëri dhuratë, Shqipëria plotësoi kushtet”

16-12-2010 / Gazeta 55

Bisedë telefonike Topalli-Fajon

Me rastin e ditës historike të nisjes së udhëtimit pa viza në hapësirën e zonës “Schengen”, për qytetarët shqiptarë, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi një bisedë telefonike me eurodeputeten sllovene Tania Fajon. Përmes kësaj bisede telefonike, Topalli i shprehu eurodeputetes Fajon, mirënjohjen për kontributin e në mbështetje të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarëve. Në mënyrë të veçantë, kryetarja e Kuvendit i përcolli eurodeputetes Fajon falënderimet e saj edhe për mbështetjen e jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian për heqjen e vizave midis Shqipërisë dhe vendeve të BE. Topalli dhe eurodeputetja Fajon vlerësuan përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë, parlamentit si dhe deputetëve në përmbushjen me sukses të të gjitha kushteve të kërkuara nga Komisioni Evropian. “Ditë e madhe për Shqipërinë. Shqiptarët e meritonin lirinë e lëvizjes”, u shprehën gjatë bisedës kryetarja e Kuvendit dhe eurodeputetja Tania Fajon.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›