E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, policia arreston atentatorin 25-vjeçar

Këto janë akuzat e para për Dritan Qokun, i prangosur nga shërbimet e Komisariatit Nr. 5, ndërkohë që vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Burimet zyrtare nga policia bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së dielës. Rreth orës 23:00, në Paskuqan, është qëlluar me armë zjarri “Shotgan” në drejtim të makinës tip “Fiat”, me targe TR 5695 S, që rezulton në pronësi të shtetasit Bari Alla, 33 vjeç.

Nga e shtëna janë thyer xhamat e mjetit, ndërkohë që pronari i mjetit ka njoftuar policinë. Shërbimet policore, të mbërritura në vendin e ngjarjes, kanë nisur hetimet për këtë rast dhe kanë identifikuar si të dyshuar të saj, 25-vjeçarin Qoku, të cilit i është bllokuar edhe arma e krimit. Sipas policisë, një konflikt mes tyre ka sjellë reagimin kriminal të 25-vjeçarit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›