E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, “Goma e shpuar” arreston dy hajdutë makinash

Lajden Hazizi, 18 vjeç, dhe bashkëmoshatari i tij Gazmend Muskaj, të dy banorë të fshatit Kreshpan të Komunës Cakran, janë vënë në pranga në kushtet e flagrancës nga strukturat policore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier.

Dy të rinjtë, shokë me njëri-tjetrin, janë pikasur prej policisë fierake në rrugën nacionale Ura e Mifolit–Levan në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, në afërsi të fshatit Fitore.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›