E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana - Vllaznia, pese trajnere per nje titullGazeta "Sport Ekspres" paraqet permes nje specialeje te shkruar nga i mirenjohuri Fatmir Efica levizjet e bilancet e trajnereve

Për të mbërritur deri në “finalen” e 23 majit, ku dhe do të ndahet edhe titulli kampion, Tirana e Vllaznia kanë pasur në krye të skuadrave të tyre pesë trajnerë: 3 Tirana (Slishkoviç, Kola e Tafaj), 2 Vllaznia (Canaj e Haxhiosmanoviç). Gazeta "Sport Ekspres" paraqet permes nje specialeje te shkruar nga i mirenjohuri Fatmir Efica levizjet e bilancet e trajnereve

Pankina bardhblu më tre “timonierë”

E nisi boshnjaku Balze Slishkoviç. Por çuditërisht, Agustin Kola, një “autentik” në kontributet si lojtar për Tiranën, “dorëzohet” tre javë para finishit. Pa vënë të parë medalje në qafë edhe si një trajner kampion. 

1). Blazhe   Slizhkovic 14 ndeshje ( 6 fitore, 6 barazime 2 humbje)
2). Agustin Kola           16 ndeshje (10 fitore, 5 barazime, 1 humbje)
3). Alban    Tafaj            2 ndeshje ( 2 fitore)

 
Pankina kuqeblu me dyshen Canaj & Haxhosmanoviç

Nëse do ta fitojë titullin Vllaznia, meritat do të shkojnë të gjitha për malazezin që e ka patur këtë “luks” edhe herë të tjera. Nëse titulli do të humbet prej shkodranëve, atëhere “rasti Canaj” mund e duhet të kalojë nëpër “filtra” të tilla, që nuk kanë se si t’ia errësojnë kontributin,

1). Agim      Canaj                   22 ndeshje ( 12 fitore, 5 barazime, 5 humbje)  
2). Dërvish Haxhiosmanoviç  10 ndeshje ( 7 fitore, 2 barazime, 1 humbje)

E Shtune, 23 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›