E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana – Dinamo, në orën 14:00

(ALBANIA SPORT) – Kryendeshja e javës së 18-të, derbi kryeqytetas Tirana-Dinamo -  përkatësisht në vendin e tretë dhe të parë të Superligës, pas 17 javëve të para pauzës dimërore – do të luhet ditën e hënë në “Qemal Stafa”, jo në orën 18:00 siç ishte paraprogramuar, por në orën 14:00. Kjo si pasojë e incidentit të shkaktuar gjatë ndeshjes Gramozi-Real Madrid, ku si pasojë e djegies së transformatorit që furnizonte me energji të katër kullat e ndriçimit, ndeshja u ndërpre për 90 minuta midis pjesës së parë dhe të dytë të edicionit të tretë të trofeut “Taçi Oil Cup” e që solli edhe shkarkimin e ish-drejtorit të stadiumit Perikli Dhales dhe hapjen një procesi hetimor nga Prokuroria e Tiranës. Kategoria Superiore starton vitin futbollistik 2010 me ndeshjet e javës së 18-të. Gjashtë ndeshjet do të zhvillohen të ndara në tri ditë: të shtunën (1 ndeshje, 23 janar), të dielën (4 ndeshje, 24 janar) dhe të hënën (1 ndeshje, 25 janar).

Kategoria Superiore
Java 18
23.01.2010
Shkumbini-Vllaznia 13:00
24.01.2010
Flamurtari-Besa  13:00
Laçi-Teuta            14:00
Gramozi-Apolonia  14:30
Skënderbeu-Kastrioti 14:30
25.01.2010
Tirana-Dinamo        14:00
RENDITJA AKTUALE
V  Ekipi         N     F     B     H     GSH     GP     P
1   Dinamo     17     13     3     1     32     14     42
2     Besa         16     8     6     2     15     7     30
3     Tirana     17     8     5     4     20     13     29
4     Apolonia     17     7     4     6     25     22     25
5     Teuta     17     8     1     8     18     22     25
6     Shkumbini     17     6     3     8     19     19     21
7     Laçi         17     5     6     6     16     17     21
8     Kastrioti     17     5     4     8     16     19     19
9     Vllaznia     17     5     4     8     16     22     19
10     Skënderbeu 16     3     6     7     17     21     15
11     Gramozi     17     3     6     8     11     21     15
12     Flamurtari 17     3     6     8     13     21     15 Burimi: Albania-sport.comE Premte, 22 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›