Krenar Kasuni, testime te Teuta

(ALBANIA SPORT) – Krenar Kasuni, mesfushori kosovar me tipare sulmuese është duke u testuar te Teuta e Durrësit, Kategoria Superiore. Futbollisti Kasuni do të jetë për një provë një javore te klubi i Edmond Hasanbelliut, përpara se te trajneri Mirel Josa të japë verdiktin e tij. Pak ditë më parë Teuta priste të testonte sulmuesin serb Dragan Djurdjeviç, i cili ka luajtur në Bosnjë-Hercegovinë me Olimpik Sarajevo, por sulmuesi gjigant 193 cm, 28 vjeç, nuk mbërriti në Shqipëri. Teuta në javën e fundit të Superligës për vitin e kaluar, atë 17, fitoi 1-0 me Shkumbinin, ndërkohë që në javën e 18-të do të luajë kundër Laçit.
Teuta në merkaton dimërore
Te ardhur: Aldo Guna, Saimir Varoshi, Mirel Cota, Fatmir Caca
Te larguar: Henri Ndreka, Berat Hyseni
Kategoria Superiore
Java 18
23.01.2010 Shkumbini-Vllaznia 13:00
24.01.2010 Flamurtari-Besa 13:00
24.01.2010 Laçi-Teuta 14:00
24.01.2010 Gramozi-Apolonia 14:30
24.01.2010 Skënderbeu-Kastrioti 14:30
25.01.2010 Tirana-Dinamo 18:00 (?)
Teuta në renditje
V Ekipi N F B H GSH GP P
1 Dinamo 17 13 3 1 32 14 42
2 Besa 16 8 6 2 15 7 30
3 Tirana 17 8 5 4 20 13 29
4 Apolonia 17 7 4 6 25 22 25
5 Teuta 17 8 1 8 18 22 25
6 Shkumbini 17 6 3 8 19 19 21
7 Laçi 17 5 6 6 16 17 21
8 Kastrioti 17 5 4 8 16 19 19
9 Vllaznia 17 5 4 8 16 22 19
10 Skënderbeu 16 3 6 7 17 21 15
11 Gramozi 17 3 6 8 11 21 15
12 Flamurtari 17 3 6 8 13 21 15
Burimi: Albania-sport.comE Premte, 22 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili