Vllaznia, Martini do fitore në Peqin

(ALBANIA SPORT) – Me dy sulmues të rinj të blerë gjatë merkatos dimërore, boshnjakun e njohur Sead Hadjibuliç (ish-Apolonia) dhe anglezin e panjohur, Jamie Phoenix, Vllaznia do të synojë të përsërisë ndaj Shkumbinit në Peqin, fitoren e fazës së parë, kur në “Loro Boriçi”, zbulimi i kampionatit, Bekim Bala, shënoi dy herë në fitoren 2-0 të klubit të Valter Fushajt.
Ndeshja kundër Shkumbinit të vendit të 6-të (21 pikë), për Vllazninë e vendit të 9-të (19 pikë) pas 17 javëve, është edhe e para duke pasur në stol Edi Martinin, trajnerin e tretë sezonal pas Hasan Likës (5 javë në stol) dhe Roland Luçin (12 javë).
Pikërisht në ndeshjen e parë (më 18 tetor 2009) në stol ishte Roland Luçi, ndërkohë që edhe te Shkumbini, nuk ishte ky aktual, Përparim Daiu, por ish-trajneri Kristaq Mile (edhe ky pasoi të vetëdorëhequrin Gugash Magani).
NDESHJET E VLLAZNISË NË SEZONIN 2009-2010
1. 23-08-2009 Besa 2 : 0 Vllaznia
2. 29-08-2009 Vllaznia 1 : 0 Apolonia
3. 13-09-2009 Kastrioti 1 : 0 Vllaznia
4. 19-09-2009 Vllaznia 0 : 0 Dinamo
5. 26-09-2009 Teuta 1 : 0 Vllaznia
6. 04-10-2009 Flamurtari 2 : 0 Vllaznia
7. 18-10-2009 Vllaznia 2 : 0 Shkumbini
8. 24-10-2009 Laci 3 : 1 Vllaznia
9. 30-10-2009 Vllaznia 0 : 1 Tirana
10. 08-11-2009 Skenderbeu 1 : 1 Vllaznia
11. 21-11-2009 Vllaznia 1 : 0 Gramozi
12. 29-11-2009 Vllaznia 2 : 3 Besa
13. 05-12-2009 Apolonia 1 : 1 Vllaznia
14. 13-12-2009 Vllaznia 1 : 0 Kastrioti
15. 16-12-2009 Dinamo 4 : 2 Vllaznia
16. 20-12-2009 Vllaznia 2 : 1 Teuta
17. 23-12-2009 Vllaznia 2 : 2 Flamurtari
18. 23-01-2010 Shkumbini - Vllaznia
Kategoria Superiore
Java 18
23.01.2010 Shkumbini-Vllaznia 13:00
24.01.2010 Flamurtari-Besa 13:00
24.01.2010 Laçi-Teuta 14:00
24.01.2010 Gramozi-Apolonia 14:30
24.01.2010 Skënderbeu-Kastrioti 14:30
25.01.2010 Tirana-Dinamo 18:00 (?)
Vllaznia në renditje
V Ekipi N F B H GSH GP P
1 Dinamo 17 13 3 1 32 14 42
2 Besa 16 8 6 2 15 7 30
3 Tirana 17 8 5 4 20 13 29
4 Apolonia 17 7 4 6 25 22 25
5 Teuta 17 8 1 8 18 22 25
6 Shkumbini 17 6 3 8 19 19 21
7 Laçi 17 5 6 6 16 17 21
8 Kastrioti 17 5 4 8 16 19 19
9 Vllaznia 17 5 4 8 16 22 19
10 Skënderbeu 16 3 6 7 17 21 15
11 Gramozi 17 3 6 8 11 21 15
12 Flamurtari 17 3 6 8 13 21 15
MIQËSORET E VLLAZNISË
Vllaznia zhvilloi gjatë përgatitores dimërore tri miqësore, duke i fituar të tre takimet e zhvilluara.
Vllaznia fitoi 3-2 miqësoren me Komin e Podgoricës, në takimin e zhvilluar në Malin e Zi. Skuadra e Edi Martinit kryesoi 3-0 ndeshjen, por podgoricasit arritën të ngushtojnë diferencën.
Mbrojtësi lezhjan Dritan Smajli çeli serinë e golave kuqeblu në minutën e 15-të, për t’ia lënë radhën blerjes më të fundit të Vllaznisë, boshnjakut Sead Haxhibuliç, të dyfishonte rezultatin pesëmbëdhjetë minuta më pas (31’).
Një nisje premtuese për ish-lojtarin e Apolonisë, të huazuar tashmë deri në fund të sezonit te klubi i presidentit Valter Fushaj.
Goli i tretë i shkodranëve mban firmën e sulmuesit të ri Elhan Galica, i cili realizoi vetëm pas dy minutash nga fillimi i pjesës së dytë (47’).
Malazezët reaguan duke shënuar dy gola, fillimisht me Mukoviçin (51’) e më pas me Turoviçin (63’), por pa shkkuar dot më tej.
Kjo ishte ndeshja e tretë e Vllaznisë gjatë përgatitores dimërore në Ulqin.
Në testin e parë miqësor, Vllaznia fitoi 4-0 me Vllazninë U-19. Golat për formacionin e Edi Martinit u shënuan nga Ndriçim Shtubina, Edmond Doçi, Dritan Smajli dhe Ansi Nika.
Në takimin e dytë miqësor Vllaznia fitoi 3-0. Golat për shkodranët e Edi Martinit i realizuan Amarildo Belisha, Elhan Galica dhe anglezi James Phoenix, ky i fundit bëri një provë bindëse qysh në prezantimin e tij të parë.
Miqësoret
Vllaznia -Vllaznia U-19 4-0
Vllaznia – Gramozi 3-0
Komi-Vllaznia 2-3
*Ndeshjet janë zhvilluar në Ulqin të Malit të Zi.
Faza e pare, komenti: Vllaznia- Shkumbini 2-0: Dopio Bala
Burimi: Albania-sport.comE Premte, 22 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili