E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana – Flamurtari, golat e kater finaleveTirana e Flamurtari janë përballur midis tyre katër herë në finale: 1983, 1984, 1996 dhe 2009. Tri finalet e para janë fituar nga Tirana, ndërsa e fundit nga Flamurtari.

Tirana e Flamurtari janë përballur midis tyre katër herë në finale: 1983, 1984, 1996 dhe 2009. Tri finalet e para janë fituar nga Tirana, ndërsa e fundit nga Flamurtari. Ja detajet e të gjitha finaleve.

1983. Tirana-Flamurtari 1-0
Në finalen e parë të përfunduar 1-0, të luajtur më 3 shkurt 1983 (“Qemal Stafa”, Tiranë), golin e vetëm të takimit e shënoi Sulejman Mema (27’).

1984. Tirana-Flamurtari 2-1
Në finalen e dytë, atë të luajtur në “Vojo Kushi” (sot “Loro Boriçi”) të Shkodrës, e të përfunduar 2-1 në favor të Tiranës, golat u shënuan nga Arben Minga (14’) e Shkëlqim Muça (44’). Për Flamurtarin shënoi Vasil Ruci (12’).

1996. Tirana-Flamurtari 1-1
Në finalen e tretë, të luajtur më 15 maj 1996, në stadiumin “Selman Stërmasi”, koha e rregullt e shtesat u mbyllën me rezultatin e barabartë 1-1. Viktor Daullja (70’) shënoi për Flamurtarin barazoi Nevil Dede (73’) për Tiranën. Gjuajtjet e penalltive përfunduan 4-3 për Tiranën, golin deciziv e shënoi Malko.

2009. Tirana-Flamurtari 1-2
Në finalen e katërt midis tyre, Flamurtari fitoi 2-1 me Tiranën në “Niko Dovana” të Durrësit (6 maj 2009). Rezart Dabulla shënoi për Tiranën në minutën e 42-të. Në pjesën e dytë për Flamurtarin realizuan Devis Mema (65’) dhe Hair Zeqiri (92’).

E Merkure, 06 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›