E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, 1 milion banorë me vetëm tre autoambulanca

ambulanceEdhe pse Tirana tashmë ka afërsisht një million banorë, ajo ka vetëm tre autombulanca që punojnë gjatë një turni.

Nuk ka ankesa për punën e personelit mjekësor, as për kushtet e transportimit. E vetmja ankesë ndaj nesh është koha në të cilën mbërrijmë në vendngjarje. Dhe kjo, jo për fajin tonë, shprehet për “Shekullin” hefi i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore, Sali Rexhepi.

Në vitin 1994, kjo urgjencë ka patur në dispozicion pesë autoambulanca, në një kohë kur popullsia e kryeqytetit nuk i kalonte 350 mijë banorë. Ndërsa sot, kur Tirana e mbipopulluar ka plot 1 milion banorë, numri i autoambulancave, në vend që të shtohej, është pakësuar me dy të tilla./b.l

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›