E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana Bank dhuron gjak ne shenje ndergjegjesimi



100 punonjes te Tirana Bank dhuruan gjak ne evendimentin e organizuar prej kesaj banke ne bashkepunim dhe me Kryqin e Kuq Shqiptar. Drejtori i pergjithshem i Tirana Bank Dimitris Santikis deklaroi se kete dhurim te gjakut shpresojne qe te ndergjegjesojne shoqerine shqiptare duke qene se dhurimi i gjakut nuk eshte tradite ne vendin tone.

Dua te falenderoj Kryqin e Kuq Shqiptar per ndihmen e dhene pasi dhurimin e gjakut tashme e kemi kthyer ne nje veprim vjetor. Ne po e bejme kete veprim jo per te perfituar por thjesht per te ndihmuar shoqerine. Dhurimi i gjakut nuk ka shume tradite ne Shqiperi dhe mendojme se me ane te kesaj kauze do ta ndergjegjesojme me teper shoqerine. Rreth 100 persona do te dhurojne gjak kete vit nderkohe qe vjet kane qene 50 persona dhe mendojme se vitin qe vjen do te kemi edhe me shume dhurues.

Sekretari i Kryqit te Kuq i dhuroi drejtorit te Tirana Bank nje certifikate falenderimi per nismen e nderrrmare dhe uroi qe e njejta nisme te perseritet edhe prej institucioneve te tjera private dhe shteterore.Dhurimi i gjakut u realizua ne ambjentet e Tirana Bank.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›