E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranes hap dyert per punesimin e studentes

08/10/2010Integrimi i aftesise se kufizuar

Ceshtja e punesimit mbetet nje nder problematikat me te shpeshta qe shoqeron personat me aftesi te kufizuara ne vend. Pavaresisht premtimeve te dhena apo punes se bere kjo shtrese mbetet ende e privuar nga kjo e drejte. Ne kuader te kesaj problematike kryebashkiaku Edi Rama ka apeluar gjate dites se djeshme per krijimin e mbeshtetjes nga ana e institucioneve shteterore dhe private si dhe te gjithe komunitetit ne menyre qe kjo kategori sociale te gjeje mundesite dhe shanset e duhura per punesim si nje faktor i domosdoshem per integrimin e tyre ne shoqerine ku jetojme. Nisur nga ky qellim bashkia e kryeqytetit ne bashkepunim me Fondacionin Shqiptar per te Drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuar si dhe Vodafone Albania kane ndermarre nje iniciative konkrete duke mundesuar punesimin e studentes se diplomuar ne Shkencat Politike Anisa Proda me statusin e personit me aftesi te kufizuar/e verber se ciles vete kryebashkiaku Rama i ka shprehur mireseardhjen dhe mbeshtetjen e tij ne kete sfide te re per te. Ky eshte nje shembull shume kuptimplote i faktit qe ne raport me personat me aftesi te kufizuar ne duhet te behemi te vetedijshem se vertet ata nuk mund te bejne ato pune qe lidhen drejtperdrejt me mangesine fizike qe kane por ata mund te bejne cdo pune tjeter dhe ne shume raste mund ta bejne me mire sesa nje person qe nuk ka asnje mangesi fizike per shkak se intelektualisht shpirterisht moralisht mund te jene me te zote dhe me te gatshem per te perballuar nje detyre ka deklaruar Rama gjate ceremonise. Ndersa vete studentja e cila tashme do te punoje ne kete institucion eshte shprehur se pavaresisht gjithe dyshimeve dhe dilemave qe mund te kete pasur fillimisht stafi apo ata qe u takonte te punojne me mua besoj se sot e kane kuptuar se nuk eshte edhe aq e veshtire te kesh nje koleg me aftesi te kufizuara dhe automatikisht kjo pervoje tu percillet institucioneve te tjera qe te vazhdoje dhe te mos ngelet thjesht ne vullnetin e mire te disa individeve por te shnderrohet ne nje praktike institucionale te qendrueshme.

Mbeshtetja ne sferen e punesimit

Konfederata e sindikatave diskuton mbi partneritetin me dikasteret

Ne mbledhjen e djeshme te zhvilluar nga Konfederata e sindikatave ne vend eshte diskutuar ne lidhje me realizimin e programit per punen e denje strategji kjo qe synon uljen e papunesise dhe minimizimin e tregut informal te punes zgjerimin dhe rritjen e cilesise se sherbimeve te punesimit rritjen e kapaciteteve te arsimit e formimit profesional nxitjen e biznesit per hapjen e vendeve te reja vecanerisht mbeshtetjen e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme si dhe zgjerimin dhe rritjen e cilesise se sherbimeve sociale. Programi eshte nje ndihme per vendin ne permbushjen e detyrimeve qe rrjedhin nga MSA ne lidhje me sistemet e sigurimeve shoqerore te drejtat themelore ne pune kushtet e denja te punes dhe shanset e barabarta si dhe levizjen e lire te punonjesve.

I pranishem ne kete aktivitet ishte edhe kreu i Ministrise se Punes Spiro Ksera i cili ka deklaruar se qeveria eshte e hapur per bashkepunim me sindikatat per konsolidimin e dialogut social ne vend. Sipas ministrit objektivi ne fushen e tregut te punes eshte nxitja e punesimit dhe ulja e papunesise qe vjen ne te njejten linje me objektivin paresor te Organizates Nderkombetare te Punes ILO nxitjen e shanseve per burrat e grate per te pasur pune te denje dhe produktive ne kushtet e lirise drejtesise sigurise dhe dinjitetit njerezor. Ne kuader te zbatimit te programit te Punes se Denje jane hartuar e zbatuar ne konsultim dhe ne bashkepunim me partneret sociale nje sere dokumentesh te rendesishem si Strategjia e Punesimit dhe Formimit Profesional Strategjia e Eliminimit te Punes se Femijeve Strategjia e Sherbimeve Sociale Strategjia per Barazi Gjinore Strategjia e Sigurise dhe Shendetit ne Pune. Ndersa drafti mbi permiresimet e Kodit te Punes ka perfunduar dhe ne zbatim te Ligjit mbi Sigurine dhe Shendetin ne Pune jane hartuar projektvendimet per Keshillat e Sigurise dhe Shendetit ne Ndermarrje te cilat do te kontribuojne ne permiresimin e metejshem te kushteve te punes dhe te punesimit te punemarresve. Dinjiteti ne pune reduktimi i varferise dhe zhvillimi ekonomik dhe social nuk mund te kuptohet pa pjesemarrjen aktive te partnereve sociale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›