Kombetarja, sillojne seleksionimet
Do te ftohen lojtare te shumte, per t'u provuar disa dite me radhe
Kuzhe ne kerkim te lojtareve kuqezi, para formatimit per ne "Euro 2012"
Trajneri i ekipit tone kombetar eshte rikthyer ne Tirane, pas disa dite pushimi ne vendin e tij. Trajneri ndodhet prej dy ditesh ne kryeqytet, ne pritje te ndeshjeve te javes se ardhshme te kampionatit, ku ka ne plan qe te ndjeke nga afer disa lojtare kandidate, per te veshur fanellen e ekipit kuqezi. Kuzhe do te shohe ekipet e Dinamos, Tiranes dhe te Beses, ne radhet e te cilave luajne disa lojtare te rinj dhe me perspektive. Ne muajin janar, kur te nderpritet kampionati, do te zhvillohet zbori i radhes i kandidateve per t'iu bashkuar skuadres sone kombetare. Pas barazimit me Estonin, Kuzhe theksoi se brenda vitit do te perfshije ne radhet e ekipit tone kombetar edhe disa lojtare te rinj ne moshe, qe luajne aktualisht me ekipe te kampionatit shqiptar ose jashte vendit. Jane disa lojtare qe luajne ne Shqiperi dhe premtojne ne te ardhmen. Per t'iu dhene mundesine ne kohen e duhur, trajneri i kombetares do t'i ftoje se shpejti te gjithe ne nje zbor dhe me tej, me te miret do te perzgjidhen dhe do te testohen ne disa ndeshje miqesore, qe kombetarja do t'i percaktoje shume shpejt. Riformatimi i ekipit kombetar eshte nje nder pikat kryesore te programit te trajnerit Kuzhe. Kroati pranoi pas deshtimit te kuqezinjve, ne eliminatoret e Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010", se me ane te disa ndryshimeve ne radhet e ekipit tone kombetar, do te mundesohet endrra e madhe e tifozeve shqiptare, per te pare ekipin e tyre kombetar ne nje veprimtari prestigjioze.
Kandidate
Te gjithe lojtaret e ekipeve shpresa qe aktivizohen ne kampionatin shqiptar, do te jene ne vezhgimin e trajnerit Kuzhe. Kroati i stoli kuqezi do te drejtoje kombetaren ne zborin e muajit janar, per te percaktuar elementet e duhur ne radhet e ekipit qe do te ndertohet per te konkurruar ne Euro 2012..