Tirana-Dinamo, derbi i 40 titujve kampione
Nis java e 18-te e Kategorise Superiore. Pas pauzes se dimrit dhe pergatitjeve per pjesen e dyte, sot do te luhen gjashte ndeshjet e para te vitit 2009. Ne fokus eshte derbi i madh i kryeqytetit, Dinamo-Tirana. Ne "Qemal Stafa" do te luajne perballe njera-tjetres dy ekipet kryeqytetase, pretendente per t'u shpallur kampione ne Shqiperi. Dy ekipet kryeqytetase, Dinamo nje pike pas Tiranes, ndjekin Vllaznine (kater pike me teper se bardheblute). Ekipet kryeqytetase mbyllen pergatitjet e javes dhe jane akomoduar pasdite, ne pritje te ndeshjes derbi: "Nje ndeshje percaktuese per synimet tona,' - e cileson autori i 10 golave, Migen Memelli, sfiden perballe Dinamos. -"Perballe kundershtarit tone ne synojme te arrijme maksimumin, sepse ne te kundert do te jete me e veshtire te arrijme vendin e pare. Kemi kohe qe pergatitemi per kete ndeshje, e cila si nje derbi, do te kete edhe ," - thekson sulmuesi i Tiranes, Memelli. Ne anen tjeter Dinamos i eshte bashkuar pas fazes pergatitore sulmuesi qe shenoi me teper gola ne kampionat, Sabino Plaku. Sipas tij, fitorja me Tiranen shihet si mundesi e mire per te mbrojtur titullin e kampiones. "Dinamo ndali Vllaznine kryesuese ne Shkoder, ne fund te pjeses se pare te kampionatit." - theksoi Plaku. - "Synimi yne eshte qe te ndalim edhe Tiranen dhe ta kalojme ne renditje. Ne rast se fitojme dhe dalim ne vend te dyte, atehere ne ndjekje te Vllaznise do te kerkojme te realizojme objektivin final, te mbrojme titullin kampion. Grupi aktual i lojtareve te Dinamos e garanton kete," - thekson autori qe shenoi 8 gola per blute kryeqytetas ne pjesen e pare te ketij kampionati. Plaku u shkeput disa dite, gjate pauzes, ndersa ne ndeshjen e radhes derbi pritet edhe debutimi i mesfushorit te Partizanit Elis Bakaj. Ne "Qemal Stafa", ne ora 17.00, derbi i njohur, pritet te jete percaktueses, ne gare. Dy ekipet kane disa vite qe nuk rivalizojne, si kete sezon, per te fituar titullin kampion. Fakti qe Partizani eshte ne krize, e ben edhe me interesante dhe me te ndjekur ndeshje e sotme derbi. Trajneri i Tiranes, Agustin Kola e ka perjashtuar 'humbjen" nje dite para perballjes me Dinamon. "Pavaresisht se eshte nje ndeshje derbi, Tiranes i duhet rezultati pozitiv,' - theksoi Agustin Kola. Kreu i bankines se Dinamos, Zlatko Dalic, nder te paktet qe i ka mbijetuar stolit, ne ekipet e Superiores, qe nga fillimi i kampionatit eshte perpjekur te jete i rezervuar per formacionin dhe per ndeshjen derbi. Dinamovitet pritet te dalin me me shume forca ne sulm, per te fituar kete ndeshje. Ne perballjen e fazes se pare me styre, Tirana fitoi 2-1, ne "Qemal Stafa". Ndeshja e sotme do te jete e 128-ta ne historine mes dy klubeve qe se bashku kane fituar 40 tituj kampione ne Shqiperi.
A.Muraci
Kategoria Superiore, sot ora 14.00)
Teuta-Elbasani (A. Janku)
Besa-Lushnja (E. Peza)
Shkumbini-Vllaznia (M. Sopjani)
Dinamo-Tirana (L. Jemini)
Bylis-Partizani (K. Meta)
Flamurtari-Apolonia (B. Pashaj
A.Muraci
Kategoria Superiore, sot ora 14.00)
Teuta-Elbasani (A. Janku)
Besa-Lushnja (E. Peza)
Shkumbini-Vllaznia (M. Sopjani)
Dinamo-Tirana (L. Jemini)
Bylis-Partizani (K. Meta)
Flamurtari-Apolonia (B. Pashaj