E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga, Chelsea ndaj Kopenhagenit për të shpëtuar sezonin

TIRANË- Chelsea pritet ta ketë të vështirë me Copenhagen në përballjen e sotme në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve.
Formacioni nga Stamford Bridge do të përballet në Champions League me liderit e kampionatit danez, i cili la një përshtypje të mirë duke barazuar 1-1 me Barcelonën ne fazen e grupeve
Chelsea fitoi Premier League dhe FA Cup sezonin e kaluar në sezonin e parë nën urdhrat e trajnerit Carlo Ancelotti, por tashmë e kanë shumë të vështirë të përsërisin suksesin gjatë këtij sezoni.
Ekipi ndodhet në vendin e pestë në renditjen e Premier League, 12 pikë pas liderit Manchester United dhe është nën presion të madh për të mbrojtur titullin e tij.
Edhe mbrojtja e tyre në FC Cup përfundoi të dielën, kur ata humbën me penallti ndaj Everton, në raundin e katërt. Chelsea e sheh Champions League si shansin më të mirë të klubit për të koleksionuar ndonjë medalje këtë sezon.
Chelsea beson se Fernando Torres do të tregojë më të mirën e tij në Champions League pas zhgënjimit në ndeshjet e kampionatit.
Copenahagen ishte një nga kundërshtarët më të lehtë në raundin me 16 skuadra dhe me eliminim direkt dhe pak besojnë se ata do të paraqesin vështirësi për formacionin e Ancelottit.
Me kampionatin danez që ka marrë pushimet dimërore nga dhjetori deri në muajin mars, Copenhagen nuk ka qenë në aksion qysh nga ndeshja e tyre e fundit në Champions League më 8 dhjetor.
Gjithsesi, Copenhagen ishte dominues në kampionatin danez, duke pasur 19 pikë diferencë me vendin e dytë. Copenhagen , gjithashtu, la një përshtypje të mirë duke barazuar 1-1 me Barcelonën në shtëpi dhe duke mundur Panathinaikos dhe Rubin Kazan.

(d.b/ATA/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›