E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet nga Elbasani trajneri Esad Karishik

TIRANË- Humbja e 14-të në 20 javë për verdheblutë, 0-4 ndaj Vllaznisë, vendi i fundit me 12 pikë, si dhe 40 gola të pësuar, janë shifra që tregojnë se rënia në Kategorinë e Parë për Elbasanin është një realitet. 2 herë kampionët e Shqipërisë (1983-1984, 2005-2006) ndodhen 9 pikë larg vendit të parafundit që mbahet nga Bylis.
Kjo ka bërë që trajneri serbo-boshnjak i verdhebluve, i mbërritur në Elbasan me shumë bujë, të largohet brenda 5 javëve. Kur kanë mbetur edhe 12 ndeshje për t'u luajtur Elbasani është në kërkim të trajnerit të tretë sezonal.
I pari, Krenar Alihmehmeti, u largua pas javës së 16-të; i dyti, serbo-boshnjaku, Esad Karishik, pas vetëm 5 javësh. Zyrtarizimi i shkarkimit të tij është punë orësh, teksa trajneri ndodhet për një vizitë familjare në Serbi. Stërvitja e fundit tek verdheblutë u drejtua nga ndihmësi i tij, Ilirjan File.
Ndeshja e radhës nuk lë vend për shpresë për Elbasanin: do të luajë në Vlorë kundër Flamurtarit kryesues e që kërkon fitoren pas humbjes së djeshme me Skënderbeun.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›