E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, KQZ numëroi votat në njësinë nr.3 Basha 76 vota para

TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi dje rreth orës 17:35 procesin e hapjes së kutive dhe numërimit të fletëve të kontestuara në 365 qendrat e votimit të Bashkisë Tiranë. Në orën 22:36, ky institucion i dha fund procesit të numërimit të votave të njësisë bashkiake Nr.1, ku nga hapja e 156 kutive të votimit rezultuan 28 vota në favor të kandidatit demokrat, Lulzim Basha dhe 26 për rivalin e tij socialist, Edi Rama. KQZ rinisi sot numërimin rreth orës 10:30, me kutitë e njësisë bashkiake Nr.2 ku nga 201 kutitë e hapura janë gjetur në kutitë e gabuara, 33 vota, ndër të cilat 21 shkojnë në favor të kandidatit demokrat Lulzim Basha dhe 12 në favor të kandidatit socialist Edi Rama. KQZ rreth orës 18:18 nisi punen per numerimin e fleteve të njesise nr. 3.  Në këtë njësi, KQZ hapi 117 kuti, ku rezultat prodhuan vetëm 18 kuti, ku rezultoi që  kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha është 76 vota para kundrejt Edi Ramës.

KQZ NUMËRON 117 KUTI NË NJËSINË 3, BASHA 76 VOTA PARA
Ora 20: 15 KQZ ka mbyllur numërimin e votave të hedhura gabim në njësinë numër 3, ndërkohë që ka njoftuar se seanca e radhëz do të mbahet nesër rreth orës 09:30 ku do të vijohet me numërimin e votave për 43 qenda votimi të KZAZ NUMËR 48.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hapur gjatë pasdites së sotme 117 kuti të njësisë bashkiake numër 3 në Tiranë, KZAZ 47 ku nga numërimi i kutive nga 8 grupet e numërimit rezultojnë 36 vota për kandidatin e PD Lulzim Basha dhe 20 vota për kanditatin e PS Edi Rama. Kandidati demokrat Lulzim Basha është në avantazh me 76 vota para.

Mbledhja e pasdites në ndryshim nga seanca e paradites ka qënë e qete dhe pa debate ndërmjet palëve.

KQZ: HAPET KUTIA 17 70, 1 VOTË BASHA
Ora 20:14- Deri tani nga votat e kontestuara në kutinë e votimit 17 70 të njësisë bashkiake nr 3 është gjetur 1 votë pro për kandidatit të PD Lulzim Basha.

KQZ: HAPET KUTIA 17 71, 2 VOTA RAMA, 1 VOTË BASHA
Ora 20:13- Deri tani nga votat e kontestuara në kutinë e votimit 17 71 të njësisë bashkiake nr 3 janë gjetur 2 votë pro për kandidatin e PS Edi Rama dhe 1 votë për kandidatin e PD Lulzim Basha.

KQZ: HAPET KUTIA 17 74, 1 VOTË RAMA, 1 VOTË BASHA
Ora 20:05 - Deri tani nga votat e kontestuara në kutinë e votimit 17 74 të njësisë bashkiake nr 3 janë gjetur 1 votë pro për kandidatin e PS Edi Rama dhe 1 votë për kandidatin e PD Lulzim Basha.

KQZ: HAPET KUTIA 17 71, 1 VOTË RAMA, 1 VOTË BASHA
Ora 19:57- Deri tani nga votat e kontestuara në kutinë e votimit 17 71 të njësisë bashkiake nr 3 janë gjetur 1 votë pro për kandidatin e PS Edi Rama dhe 1 votë për kandidatin e PD Lulzim Basha.
KQZ: HAPET KUTIA 17 64, 1 VOTË BASHA
Ora 19:47- Deri tani nga votat e kontestuara në kutinë e votimit 17 64 të njësisë bashkiake nr 3 është gjetur 1 votë për kandidatin e PD Lulzim Basha.

KQZ: HAPET KUTIA 17 63, 6 VOTA RAMA, 6 VOTA BASHA
Ora 19:43- Deri tani nga votat e kontestuara në kutinë e votimit 17 66 të njësisë bashkiake nr 3 janë gjetur 6 vota pro për kandidatin e PS Edi Rama dhe 6 vota për kandidatin e PD Lulzim Basha.

KQZ: HAPET KUTIA 17 56, 5 VOTA RAMA, 1 VOTË BASHA
Ora 19:37- Deri tani nga votat e kontestuara në kutinë e votimit 17 56 të njësisë bashkiake nr 3 janë gjetur 5 vota pro për kandidatin e PS Edi Rama dhe 1 votë për kandidatin e PD Lulzim Basha.

KQZ: HAPET KUTIA 17 67, 1 VOTË RAMA, 1 VOTË BASHA
Ora 19:29 - Deri tani nga votat e kontestuara në kutinë e votimit 17 67 të njësisë bashkiake nr 3 janë gjetur 1 votë pro për kandidatin e PS Edi Rama dhe 1 votë për kandidatin e PD Lulzim Basha.

KQZ: HAPET KUTIA 17 66, 1 VOTË RAMA
Ora 19:27- Deri tani nga votat e kontestuara në kutinë e votimit 17 66 të njësisë bashkiake nr 3 është gjetur 1 votë pro për kandidatin e PS Edi Rama.

KQZ: HAPET KUTIA 17 65, 1 VOTË RAMA
Ora 19:17- Deri tani nga votat e kontestuara në kutinë e votimit 17 65 të njësisë bashkiake nr 3 është gjetur 1 votë pro për kandidatin e PS Edi Rama.

KQZ: NJESIA NR 3, KUTIA 17 59/1, 1 VOTË RAMA
Ora 19:07 -Deri tani nga votat e kontestuara ne kutinë e votimti 17 59/1 te njesise bashkiake nr 3  është gjetur 1 votë pro për kandidatin e PS Edi Rama.

KQZ: NJESIA NR 3, KUTIA  17 55 , 4 VOTA BASHA, 2 RAMA
Ora 19:03 -Deri tani nga votat e kontestuara ne kutinë e votimti 17 55 te njesise bashkiake nr 3 janë gjetur 4 votë pro kandidatit të PD Lulzim Basha, 2 vota për kandidatin e PS Edi Rama.

KQZ: NJESIA NR 3, KUTIA 17 61, 1 VOTË RAMA
Ora 19:05 -Deri tani nga votat e kontestuara ne kutinë e votimti 17 61 te njesise bashkiake nr 3 është gjetur 1 votë pro për kandidatin e PS Edi Rama.

KQZ: NJESIA NR 3, KUTIA 17 49 , RAMA 1 VOTË
Ora 18:57- Deri tani nga votat e kontestuara ne kutinë e votimti 17 49 te njesise bashkiake nr 3 është gjetur 1 votë pro kandidatit të PS Edi Rama.

KQZ: NJESIA NR 3, KUTIA 17 53 , BASHA 1 VOTË, RAMA 6 VOTA
Ora 18:53 -Deri tani nga votat e kontestuara ne kutite e votimti te njesise bashkiake nr 3 jane gjetur 1 Votë pro kandidatit e PD Lulzim Basha dhe 6 vota pro kandidatit të PS Edi Rama.

KQZ: NJESIA NR 3, KUTIA 17 65 , RAMA 1 VOTË
Ora 18:55- Deri tani nga votat e kontestuara ne kutite e votimti te njesise bashkiake nr 3 jane gjetur 1 votë pro kandidatit të PS Edi Rama.

KQZ NIS NUMERIMIN PER NJESINE 3, KZAZ 47
Ora 18:18 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi pasditen e sotme punën për numërimin e fletëve të kontestuara. Gjatë seancës së pasdites së sotme është parashikuar të numërohen fletët e hedhura gabim ne njësinë bashkiake Nr.3, KZAT 47 në kryeqytet. Mbledhja ishte e parashikuar të mbahej në orën 18:00 ndërkohë që filloi me rreth 15 minuta vonesë. Pasditen e sotme janë parashikuar për tu numëruar 117 kuti nga 32 qendra votimi ku 11 kuti janë numeruar në procesin e parë ne njesine numer 2.

KQZ VIJON PASDITE MBLEDHJEN. NUMEROHEN 201 KUTI. BASHA NE AVANTAZH ME 91 VOTA GJITHSEJ
Ora 14:20-KQZ sapo ka mbyllur mbledhjen e nisur prej orës 10:30 të paradites së sotme. Mbledhja u mbyll me përfundimin e kutive të fundit te njesise nr 2. KQZ do të rinisë mbledhjen pasdite në orën 18:00 për të vijuar rinumërimin e fletëve të kontestuara në njesine nr3. 

Nga numerimi i 201 kutive te njesise bashkiake nr 2 te Tiranes,  Basha qëndron në avantazh me Ramën me 92 vota gjithsej. Nga numërimi i sotëm për njësinë nr 2, u gjeten 33 flete te kontestuara gjithsej, ku pro Bashës u gjetën 21 vota të kontestuara që u vlerësuan të vlefshme, kurse për kundërshtarin Rama 13 vota. KQZ numëroi sot 201 kuti votimi.

KQZ, NJESIA NR 2,  BASHA  19 VOTA, RAMA 10 VOTA
Ora 14:00-Deri tani nga votat e kontestuara ne kutite e votimti te njesise bashkiake nr 2 jane gjetur 19 Vota pro Bashes dhe 10 pro Rames. Basha ne avantazh me 92 vta para

KQZ, NJESIA NR 2; 18 VOTA BASHA, 8 VOTA RAMA
Ora 13:37-Vijon hapja e kutive minute pas minute ne KQZ. Aktualisht jane gjendur 18 vota pro kandidatit te PD, Lulzim Basha, kurse per Ramen, numri i fleteve te kontestuara arrin ne 8. Nga 83 vota qe dje Basha ishte ne avantazh, diten e sotme, Basha sot shenon avantazhin me 93 vota gjithsej.

KQZ, NJESIA NR 2, 17 VOTA BASHA, 8 VOTA RAMA
Ora 13:35-Vijon hapja e kutive minute pas minute ne KQZ. Aktualisht jane gjendur 17 vota pro kandidatit te PD, Lulzim Basha, kurse per Ramen, numri i fleteve te kontestuara arrin ne 8. Nga 83 vota qe dje Basha ishte ne avantazh, diten e sotme, Basha shenon avantazhim me 92 vota gjithsej.

KQZ, BASHA NE AVANTAZH
Ora 13:30-Vijon rinumerimi i votave per njesine numer 2 ne Tirane. Deri tani per Bashen kane rezultuar 17 vota te kontestuara, kurse per Ramen 6.

MBI 160 KUTI NUMEROHEN, BASHA PARA
Ora 13:10-Nga rinumerimi i fleteve te votimit, vijon gjetja e fleteve te kontestuara. Basha gjithsej 16 vota te kontestuara, 6 Rama. Aktualisht Basha kryeson garen per Tiranen. 

NUMËROHEN MBI 60 KUTI, BASHA 3 VOTA, RAMA 1
Ora 11:45-Ka përfunduar rinumërimi i mbi 60 kutive të votimit te njesise nr 2 ne te cilat rezultuan se pati fletë të kontestuara për kryetar Bashkie nga ku rezultuan 3 fletë të hedhura gabim për Bashën dhe 1 për Edi Ramën. Së bashku me votat e numëruara dje nga njësia numër 1, Basha kryeson me 31 vota, kurse Rama me 27 vota. Në total me kutitë e numëruara dhe në muajin Maj, Basha kryeson me 86 vota.

VIJON NUMERIMI I DHJETRA KUTIVE
Ora 11:30-Grupet e rinumerimit po vijojne me numerimin e votave te hedhura gabim ne kutite per njesine bashkiake nr 2 ne Tirane. Deri tani asnje flete votimi e hedhur gabim per kryetarin nuk eshte hasur ne kutite e hapura.

VIJON RINUMËRIMI; DERI TANI ASNJË FLETË E HEDHUR GABIM
Ora 11:10-Pavarësisht debateve, kreu i KQZ, Arben Ristani urdhëroi vijimin e numërimit të votave. Numerimi po vijon paralelisht për disa kuti. Mësohet se në 2 kutite e para nuk ka patur asnje fletë të hedhur gabim për Kryetarine Bashkisë, Tiranë.

TENSION NË KQZ. PËRFAQSUESJA E PS: KOLEGU I PD MË KËRCËNOI ME LARGIM NGA PUNA
Ora 11:00-Debatë kanë përfshirë sallën në KQZ ku po vijon numërimin e votave për njësinë bashkaike numer 2. Një përfaqësuese e PS ne perfaqesine e vezhguesve ankohet se kolegu nga PD e kërcënoi me largim nga puna personalisht atë dhe bashkëshortin e saj. “ I nderuar z. Ristani, përfaqësuesi i PD më kërcënoi se do më largojë nga puna. Burri im është ushtarak. Cfarë janë këto kërcënime”.
“Unë nuk e kërcënova, thjesht i sugjerova si të shkruante emrin në një procesverbal sepse e ngatërroi, duhej Etleva Shkurta”, u justifikua përfaqësuesi i PD.
I mënjehershëm ka qënë reagimi i Genc Gjoncaj, përfaqësuesi juridik i PS në KQZ. “Z. Ristani, këtë mbledhje e drejtoni ju apo PD. Duhet që KQZ të drejtojë mbledhjen jo të lerë këta njërez që e quajnë veten burra të drejtojnë këtu”. Situata shkaktoi disa minuta zhurme ne sallen e KQZ, ndersa Ristani kerkoi qe mos te deklarohen "eksese" ne kete proces.

KQZ, NIS MBLEDHJA
Ora 10:45-KQZ nisi mbledhjen per rinumerimin e votave te gabuara te hedhura ne kutite e votimit per zgjedhjet lokale te Tiranes. Sot vijon numerimi per kutite e njesise bashkiake numer 2 te Tiranes. ne total kjo njesi ka 190 kuti.

KQZ VIJON DHE SOT RINUMERIMIN.  DO HAPEN 190 KUTI.  DJE BASHA PARA ME 83 vota
Ora 07:00-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi dje rreth orës 17:35 procesin e hapjes së kutive dhe numërimit të fletëve të kontestuara në 365 qendrat e votimit të Bashkisë Tiranë. Në orën 22:36, ky institucion i dha fund procesit të numërimit të votave të njësisë bashkiake Nr.1, ku nga hapja e 156 kutive të votimit rezultuan 28 vota në favor të kandidatit demokrat, Lulzim Basha dhe 26 për rivalin e tij socialist, Edi Rama. Në total Basha kryeson momentalisht garën për kreun e Bashkisë së Tiranës me 83 vota në avantazh. KQZ pritet të rinisë sot numërimin rreth orës 10:00, me kutitë e njësisë bashkiake Nr.2.

Është shoqëruar me debate procesi i rinumërimit të votave të hedhura gabim. Anëtarët e KQZ-së debatuan dje në lidhje me kodin e disa kutive, ku kishte parregullsi të shifrave të tyre. Dy prej kutive me probleme në kod rezultuan ato me Nr.16/99/2 dhe 16/85. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani deklaroi gjatë fjalës së tij në lidhje me këtë çështje se “kodet u ballafaquan me procesverbalet e kutisë dhe janë të rregullta. Është thjesht gabim material”.
Në replikë me të, zv/kryetarja Dëshira Subashi kërkoi që të bëhej hetim administrativ tërësor për këto kuti votimi. “Nuk është gabim material që është shënuar një kod dy herë”, - tha ajo.
Pas saj, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani u shpreh: “Ju keni logjikën tuaj të gabimit, mbani shënime dhe bëni ankime ku duhet”. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj u shpreh se “kodet janë ndryshuar rrugës dhe kjo rezulton se edhe rezultati është ndryshuar rrugës”.

KQZ miratoi dje në tërësi me 4 vota pro dhe 2 kundër aktin për hapjen e kutive dhe numërimin e fletëve të kontestuara në 365 qendrat e votimit të bashkisë Tiranë. Vendimmarrja e djeshme në KQZ pasoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor në 13 qershor pas ankimimit të PS-së. Kreu i KQZ-së, Ristani bëri të ditur se rinumërimi do të bëhej nga 8 grupe numërimi. Nga 1940 kuti të procesit zgjedhor për Tiranën janë 1793 kuti që do të hapen për të rinumëruar fletët e kontestuara, sipas vendimit të Kolegjit Zgjedhor. Rinumërimi do të nisë me kutitë e njësisë bashkiake nr. 1 ose KZAZ-së 45, për të vijuar më pas me kutitë e KZAZ-ve të tjera sipas rendit rritës. Procesi i numërimit do kryhet në sallën kryesore të KQZ-së, aty ku zhvillohen dhe mbledhjet e këtij institucioni. Secili grup i numërimit do të jetë nga dy anëtarë që i përkasin administratës së KQZ-së dhe do të hapë katër kutitë e së njëjtës qendër votimi. Votat e gjetura në kutinë e gabuar do të kërkohen në zarfin e fletëve të kontestuara në secilën kuti, do të numërohen dhe rivlerësohen nga grupet e numërimit, dhe para se të tabulohen, do t’i njoftohen KQZ-së për t’i pasqyruar në tabelë.

(d.b/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tirana, KQZ nisi te shtunen rinumërimin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›