E Shtunë, 31 Tetor 2026

River Plejt drejt rënies, do luajë në play-out

River Plejti, një nga klubet më të mëdha të Argjentinës dhe të Amerikës së Jugut, është shumë pranë rënies nga kategoria, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në 110 vitet e lavdishme të tij.

Goli i talentit Lamela, që kërkohet nga gjysma e Evropës, nuk e ka shpëtuar këtë skuadër nga humbja 1-2 përballë Lanusit në stadiumin “Monumental” të shtunën në mbrëmje. Një disfatë që e ka bërë akoma më të rëndë gjendjen e River Plejtit. Tashmë kjo skuadër do të luajë në play-out me Belgranon (ndeshja e parë të mërkurën në Kordoba) për të evituar rënien.

Humbja e së shtunës ka “tërbuar” tifozët, që kanë kontestuar fuqishëm skuadrën, e cila më pas doli nga stadiumi falë forcave të policisë. River ka fituar 33 tituj kampionë në Argjentinë dhe 5 trofe ndërkombëtarë.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›