“Tirana”, KQZ pritet të publikojë sot tabelën e rezultatit

KQZ pritet të shqyrtojë dhe miratojë sot projekt aktin për hartimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e bashkisë së Tiranës.
Procesi I numërimit të fletëve të kontestuara u mbyll një ditë më parë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve ku kandidati i djathtë Lulzim Basha rezultoi 95 vota më tepër se rivali i tij socialist Edi Rama.
Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli deklaroi dje se shifrat e dala nga numërimi i fletëve të kontestuara të 11 minibashkive të kryeqytetit do të përpunohen dhe më pas do tu shtohen tabelës përmbledhëse të rezultateve.
Ndërsa përfaqësuesit ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjonçaj e cilësoi procesin e numërimi të fletëve të kontestuara qesharak, të deformuar dhe me parregullsi .
Ndërkohë pritet që përfaqësuesit e Partisë Socialiste të depozitojnë në Kolegjin Zgjedhor edhe ankimimin për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 8 majit.