E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojrat Olimpike 2012, nis sot shitja e biletave

Më shumë se 4 milionë bileta për evenimentin e Lojrave Olimpike të vitit 2012 do të fillojnë të shiten që prej ditës së sotme. Organizatorët e këtij evenimenti kanë bërë të ditur se çmimet e biletave të këtij evenimenti të madh sportiv do të variojnë nga shuma 20 paund deri në 2012 paund. Policia ekonomike angleze bëri të ditur se shitësit e tregut të zi të biletave do të përballen me gjoba të ashpëra në rast se ata kapen. Shifra e gjobave mund të shkojë deri në shumën 20 paund britanikë. Lojrat Olimpike e vitit të ardhshëm do të mbahet në kryeqytetin e Anglisë, Londër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›