Protesta e sotme, Beogradi rrit masat e sigurisë
BEOGRAD-Autoritetet serbe kanë rritur nivelin e sigurisë që të përballojnë shqetësime të mundshme gjatë një proteste që do mbahet sot, kundër arrestimit të të dyshuarit për krime lufte në Bosnje, Ratko Mlladic.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daqiq, ka thënë se po rriten masat e sigurisë para një proteste të një grupi të ekstremistëve të djathtë.
Avokati i Mlladicit, Millosh Shaljic, ka thënë se Mlladici iu ka kërkuar përkrahësve të tij që të qëndrojnë të qetë dhe paqësor.
Mlladiqi akuzohet se ka qenë hartuesi i planit për masakren e Srebrenicës në vitin 1995, dhe krimeve të tjera gjatë luftës së Bosnjes, gjatë viteve 1992 1995.
Ai u arrestua të enjten më 26 maj. Momentalisht po mbahet në një burg të Beogradit, duke e pritur transferin për në brugun e Tribunalit të Hagës, ku do të përballet me akuzat për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Mlladiç, Partia Radikale, thirrje për protesta
Një parti ultra-nacionaliste serbe u ka bërë thirrje përkrahësve të saj të protestojnë kundër arrestimit të Ratko Mlladiçit.
Partia Radikale Serbe u ka kërkuar përkrahësve të saj të mblidhen nesër para selisë së Asamblesë Kombëtare në Beograd për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj arrestimit të Mlladiçit që ata e cilësojnë si tradhëti.
Rreth 15 mijë vetë morën pjesë në një protestë të ngjashme në vitin 2008, pas arrestimit të të akuzuarit tjetër për krime lufte Radovan Karaxhiç. Një person gjeti vdekjen dhe të paktën 44 të tjerë u plagosën kur protestuesit u përleshën me policinë.