E Diel, 1 Nëntor 2026

Drogë nga Lazarati, pranga 4 personave në Tiranë

TIRANË- Katër persona janë arrestuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, pasi janë kapur në flagrancë me 30 kg lëndë narkotike, e dyshuar si kanabis sativa.

Lajmin e ka bërë me dije policia e Tiranës, përmes një komunikimi me mediat.

Sipas policisë, sasia e drogës kishte ardhur nga Lazarati dhe kishte destinacion për shitje në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Në pranga kanë mpërfudnuar shtetasit, Lavdrim Jata, Edmond Faja, Eduart Karai dhe Gojart Loci.

Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa mujor, finalizuar mbrëmë në rrugën Jordan Misja, ku një një automjet tip benz me të cilin udhëtonin u zbulua dh sasia e drogës- tha zëdhënësja e policisë.

Sipas saj, në makinë u gjetën 5 qese me kanabsi, dhe nga peshimi rezultoi në total se ishin 30 kg. Të ndaluarit akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërkohë që dosja me materialet i ka kaluar prokurorisë për hetime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›