E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, Kolegji Zgjedhor kërkon sërish pushim

TIRANE- Kolegji Zgjedhor ka kerkuar serish nje pushim te shkurter.

Pasi ka degjuar argumentimet e perfaqesusve te PS, ato te perfaqesueses se KQZ dhe me tej edhe perfaqesuesin e PD-se, Ivi Kaso, trupa gjyqesore ka kerkuar nje pushim 15 minutesh, perpara se te vulose fatin e zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes.

Ky eshte pushimi i dyte i kerkuar, pas atij prej 20 minutash, qe e mori me heret, fill pas argumentimit te dhene nga PS-ja.

Fjalen e ka marre përfaqësuesja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Dëshira Pasko, e cila ka theksuar se vendimi i marrë nga KQZ-ja për votat në kutitë e gabuara është i drejtë.

Ajo ka hedhur poshte si te pabaza pretendimet e Partisë Socialiste për mospërputhje votash. Paska ka kërkuar nga Kolegji të rrëzojë kërkesën e PS-së në lidhje me këtë çështje.

Mbledhja

Trupa e perbere prej 5 gjyqtaresh u mblodh ne oren 10.00 per te shqyrtuar kerkese padine e bere nga Partia Socialiste, qe kerkon rrezimin e rezultatit prej 81 votash me shume per Lulzim Bashen dhe shpalljen e Edi Rames, fitues me 10 vota, si doli pas mbylljes se numerimit.

Ne nisje te mbledhjes perfaqesuesi i PS-se, Damian Gjiknuri argumentoi kerkese padine e socialisteve, qe kerkon shpalljen te pavlefshem te vendimit nr 37 date 16.05.2011 te KQZ-se, kur vendosi te mos miratoje tabelen permbledhese te rezultatit per zgjedhjen e kryetarit te Bashkise, Tirane, pas numerimit te votave ne KZAZ 49.

Ai sqaroi se PS kerkon pavlefshmerine e vendimeve nr 710 dhe 711, date 23.05.2011 te KQZ, permes te cilave u shpall rezultati final per Tiranen, pas numerimit te votave te hedhura ne kutine e gabuar.

Sipas tij, keto vendime jane marre ne kundershtim me ligjin, pasi rezultati i shpallur prej tyre ka ndryshuar te gjitha tabelat e KZAZ te depozituara ne KQZ.  Socialistet sjellin ne vemendje dhe faktin e mosrakordimit te fleteve te votimit me numrin e votuesve.

Relatore e çështjes është Dhurata Haveri. Anëtarë janë Sashenka Jonuzi, Marie Qirjazi, Meriban Mullaj dhe Astrit Kalaja.  Më 3 qershor, Kolegji Zgjedhor pushoi çështjen mbi ankesën tjetër të paraqitur nga PS-ja për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë Tiranë, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së të datës 23 maj, që nxjerr kandidatin demokrat Lulzim Basha fitues të garës për Bashkinë e Tiranës, me 81 vota më shumë se kandidati socialist, Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›