Tirana, Vllaznia, Bylis kualifikohen në çerek-finalen e kupës së Shqipërisë
TIRANË- Në përfundim të ndeshjeve të 4-ta në grup, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë (16 ekipet e kualikuara nga faza e parë, janë ndarë në 4-ër grupe dhe vetëm 2 të parat kualifkohen), ekipi i Tiranës, së bashku me Vllazninë e Shkodrës dhe ballshiotët e Bylisit, janët të parat ekipe të kualifikuara për turin pasardhës të këtij kompeticioni.
Bardhë e blutë e kryeqytetit, pas fitores, ditën e mërkurë në Fier, ndaj Apolonisë me rezultatin 2-1, jo vetëm që fituan matematikisht të drejtën për të kaluar në turin tjetër, por janë e vetmja skuadër që ka fituar të 4-ta takimet e zhvilluar në grup, ndërkohë që në krahun tjetër, vlen për t`u përmendur, se durrsakët e Teutës, kryesues të superligës nuk arritën më shumë se një barazim pa gola në Kamëz, duke konfirmuar edhe njëherë ecurinë e dobët në këtë kompeticion. Bregdetasit janë në vend të fundit në grup dhe kanë seleksionuar vetëm 2 pikë, çka sjell rrezikim të kualifikimit për ta.
Ndërsa, ndeshja me golavarazhin më të lartë, ishte ajo e zhvilluar në Shkodër, ku Dinamo kapitulloi ndaj Vllaznisë me rezultatin e thellë 5-2, duke mbyllur përfundimisht shpresat për një kualifikim të mundshëm në çerekfinale.
Sakaq, rezultatet e tjera të ditës së sotme janë:
Për grupin A, Laçi-Shkumbini 3-1 dhe Apolonia-Tirana 1-2.
Renditja; Tirana 12 pikë; Laçi 7 pikë; Apolonia 3 pikë dhe Shkumbini 1 pikë.
Për grupin B, Kamza-Teuta 0-0 dhe Flamurtari-Pogradeci 3-0.
Renditja; Flamurtari 9 pikë; Kamza 5 pikë; Pogradeci 4 pikë dhe Teuta 2 pikë.
Për grupin C, Skënderbeu-Luftëtari 2-0, Besa-Kastrioti 1-3.
Renditja, Skënderbeu 9 pikë, Kastrioti 9 pikë, Luftëtari 3 pikë dhe Besa 0 pikë.
Grupi D, Elbasani-Bylis 1-3 dhe Vllaznia-Dinamo 5-2.
Renditja Vllaznia 10 pikë, Bylis 10 pikë, Elbasani 3 pikë dhe Dinamo 0 pikë.
Ndeshjet e radhës për këtë kompeticion, do të zhvillohen më 14 dhjetor.
(ar.si/BalkanWeb)