E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropojë , kapet me 7 kg bimë narkotike, në pranga 17 vjeçari

Policia e rrethit tëTropojës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 17-vjeçarit me iniciale I.D, banues në fshatin Resujë të komunës së Bujanit.
 

Arrestimi i shtetasit I.D u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë, jane gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës matriale, 7 kg bime narkotike e dushuar si 'CANABIS-SATIVA', 1 automatik, mod 56, 1 karikator me 12 copë fishekë, mod 56 dhe 2 kallep tritol.
 

Ndërkohë materialet iu kaluan Prokurorise se rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale të 'Prodhimit dhe shitjes së lëndeve narkotike”, “armë mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›