Gorbaçov në Tiranë, takon Berishën dhe Topallin
TIRANE – Ish-presidenti i Bashkimit sovjetik Mikhail Gorbaçov u prit sot në një takim nga kryeministri Berisha dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
Duke i uruar mirëseardhjen në Shqipëri, Berisha i shprehu Gorbaçov-it vlerësimin më të lartë, si një ndër “personalitetet ndërkombëtare më popullore në Shqipëri i cili hapi një epokë të re lirie jo vetëm për popujt e Bashkimit Sovjetik, por për të gjithë Europën e botën”.
Nga ana e tij ish-Presidenti Gorbaçov shprehu kënaqësinë për vizitën në Shqipëri, duke theksuar se dëshira për të vizituar Shqipërinë ka qenë e hershme.
Gorbaçov u prit sot në një takim të veçantë edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Në një bisedë të ngrohtë e miqësore, kryetarja e Kuvendit, Topalli dhe ish-presidenti Gorbaçov diskutuan për zhvillimet aktuale politike në Rusi, Shqipëri e rajon.
(er.nu/news24/BalkanWeb)