E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, lidhja në distancë mund të mbijetojë

SHBA- Në SHBA më shumë se tre milionë e gjysmë persona kanë lidhje në distancë, por edhe në rajonin tonë kjo formë e lidhjeve është gjithnjë e më e shpeshtë, për shkak të numrit të shtuar të njerëzve që shkojnë në studime apo punë jashtë. Nëse lidhja do të mbijetojë varet së pari nga angazhimi dhe përpjekjet e të dy partnerëve, si dhe periudha e të qenit larg, thonë këshilluesit e dashurisë.

Shumë njerëz që tashmë kanë qenë në një lidhje të tillë, shpesh përfundojnë përsëri në të, edhe pse kanë pohuar që nuk do ta përsërisin përsëri një gjë të tillë. Ekspertët këtë e shpjegojnë me përparësitë që i ofron një lidhje e tillë në krahasim me “ato normale”. Përparësitë e saj më të mëdha janë koha e tepërt e lirë gjatë së cilës partneri mund të zhvillojë interesat e veta, koha kualitative e kaluar së bashku, pikërisht për shkak se takimet janë më të rralla, por edhe gëzimi për pritjen e takimit të radhës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›