E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marko Borrielo mes PSG-së dhe Zenitit

Nga errësira në dritë. Kjo është kthesa e çuditshme e Marco Borrielos, që sezonin e kaluar luante pothuajse në çdo ndeshje të Romës ndërsa sot i sheh ulur në stolin e rezervave. Ish-sulmuesi i Milanit duket çdo ditë e më shumë larg kryeqytetit italian Siç raporton "Gazzetta dello Sport", agjenti i tij ka takuar dje në Milano drejtues të Paris San Zhërmen dhe Zenit St. Peterburg. Por, klubi i Romës kërkon të paktën 10 milion euro për ta lënë të lirë futbollistin napoletan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›