E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djemtë e “Xhemos” me Serbinë, Holandën dhe Irlandën

Është hedhur dje shorti i “Elite Round”, fazës që i paraprin europianit të grupmoshës U-17 të kombëtareve, ku Shqipëria u kualifikua së bashku me Gjermaninë. Në shortin e ditës së djeshme, kuqezinjtë e vegjël kanë mësuar kundërshtarët e tyre të grupit 5, që do të jenë Holanda, Serbia dhe Irlanda. Ndeshjet e kësaj grupmoshe do të zhvillohen në Holandë në datat 22-27 mars dhe skuadra e parë e kualifikuar do të shkojë në europian. Gjithashtu, skuadra U-17 ka mësuar edhe rivalët e ardhshëm në grupin 8 të Kampionatit Europian 2012-2013. Shqipëria do të jetë në grup me Italinë, Hungarinë dhe Lihtenshtejnin. Ndeshjet do të luhen më 18-23 tetor 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›