E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana-Vllaznia pritet të shndërrohet në festë

Tiranë - Tifozeritë e Tiranës dhe Vllaznisë janë duke bërë përgatitjet e fundit për super sfidën e ditës së shtunë mes tyre. Në përfundim të këtij takimi do të përcaktohet edhe skuadra fituese e kampionatit të 70-të kombëtar.

Tirana është udhëheqësja e Super Ligës me një pikë më shumë se Vllaznia. Kryeqytetasve do t’u mjaftonte edhe barazimi për t’u shpallur kampionë, ndërsa shkodranët duhet të marrin patjetër fitoren për të marrë titullin.

Drejtuesit e Tiranës kanë menduar që përpara fillimit të ndeshjes të organizojnë një minispektakël me disa nga këngëtarët më të njohur të vendit. Gjithashtu, është duke u përgatitur edhe dekori i tifozëve, të cilët do të jenë të shumtë në numër në shkallët e stadiumit.

Ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 19:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›