E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF përcakton gjyqtarët e javës së fundit

Tiranë - Federata Shqiptare e Futbollit përcaktoi gjyqtarët e javës së fundit për Super Ligën. Organi më i lartë i futbollit nuk ka përcaktuar arbitrin kryesor për super ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë, i cili do të jetë i huaj, pasi të dyja klubet kanë rënë dakord për këtë. Sipas gjasave, me shumë mundësi ai pritet të jetë gjerman ose austriak.

Ndërkohë, ndeshja tjetër delikate, ajo mes Lushnjes dhe Partizanit të Tiranës do të gjykohet nga maqedonasi Aleksandër Stavrev. Takimi i Ballshit mes Bylisit dhe Dinamos do të gjykohet nga Remzi Sadiku. Ky takim ka shumë pikëpyetje rreth tij, pasi një fitore e modestëve të Bylisit do të përkthehej një shans më shumë për qëndrimin e tyre në Super Ligë.

Ndeshja e Fierit mes Apolonisë dhe Shkumbinit të Peqinit do të gjykohet nga Aranit Lulaj. Flamurtari-Besa do të gjykohet nga Artan Taullau.

Ndeshja mes Elbasanit të fundit dhe Teutës së Durrësit do të gjykohet nga i riu Eris Hoxha.

Ndeshjet do të zhvillohen të gjitha ditën e shtunë në orën 17:00, përveç takimit Tirana-Vllaznia, i cili do të zhvillohet nën dritën e prozhektorëve në orën 19:00.

1. Tirana-Vllaznia (i pacaktuar)
2. Bylis-Dinamo (R. Sadiku)
3. Apolonia-Shkumbini (A. Lulaj)
4. Flamurtari-Besa (A. Taullau)
5. Elbasani-Teuta (E. Hoxha)
6. Lushnja-Partizani (A. Stavrev -Maqedoni)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›