Tirana barazon me Besen

Tirana ka barazuar me veshtiresi me Besen e Kavajes. Te paret ne avantazh kane kaluar miqte me ane te Mancakut ne minuten e 16-te, rezultat qe u ruajt deri ne fund te pjeses se pare. Gjate 45 minutave te dyta kane qene bardheblute qe kane barazuar me ane te Sefes ne minuten e 62-te te takimit.
Pas ketij barazimi Tirana mban vendin e pare te tabeles me 19 pike duke u shkeputur nga Dinamo e vendit te dyte qe ka 16 pike.
Takimi tjeter i javes se 9-te te Superliges ka qene ai mes Lushnjes dhe Teutes qe ka perfunduar po barazim 1-1.
Pjesa e pare e takimit ka mbaruar me fitoren e vendasve qe kane kaluar ne avantazh me ane te Bubeqit qe ne minuten e 8-te te takimit.
Por kane qene durrsaket qe kane kerkuar golin duke e realizuar ne minuten e 58-te te takimit me ane te Hyses.
Pas ketij takimi, Lushnja merr 8 pike i njejti numer pikesh me Apolonine e vendit te dhjete. Ndersa Teuta arrin kuoten e 14 pikeve duke mbajtur vendin e gjashte te klasifikimit.