Tirana barazon në shtëpi; kualifikimi një “ëndërr vere”
Norvegjezët janë shfaqur ashtu siç priteshin, në fakt, tepër të lëvizshëm, me dhe pa top, me një përgatitje të lartë fizike, çka ua mundëson edhe një Tiranë jo e duhura, jo e harmonizuar sa duhet, jo e kolauduar plotësisht.
Kuptohet, nisja me vonesë e përgatitjeve për këtë kompeticion, largimi i Agollit dhe Pezos, mungesa e Memellit për shkak dëmtimi, e kanë zbehur jo pak skuadrën kampione të Shqipërisë.
Sidoqoftë, ndaj Stabaekut është munduar shumë për të marrë fitoren, të cilën nuk e ka arritur. Falë gabimeve të lojtarëve të saj, veçanërisht të Muzakës, Stabaeku ka kaluar në epërsi 1-0, në minutën e 35-të të ndeshjes.
Muzaka i ka dhuruar një top-asist kundërshtarit, në kufijtë e zonës bardheblu, të cilin e ka shfrytëzuar më së miri japonezi i Stabaekut, Daigo Kobayashi. Ky gol i ka shokuar bardheblutë, të cilët nuk e marrin veten deri në mbyllje të pjesës së parë.
Pjesa e dytë nis me një Tiranë më të gjallë, më kërkuese e më ngacmuese për kundërshtarin. Nga ana e tij, duke qenë 1-0, me gol në fushën kundërshtare, pritej që Stabaeku ta përforconte më shumë repartin difensiv. Loja mbrojtëse e miqve nis që në mesfushë, madje synon thyerjen e aksioneve të bardhebluve qysh në start, çka minimizon në maksimum hapësirat për lojtarët shqiptarë.
Mungon fantazia në mesfushën bardheblu, ndërsa në sulm, Daniel Xhafa, i vetëm, nuk ka cfarë bën nën mbulimin e rreptë të dy shtatlartëve të Stabaekut. Duhej të vinte minuta e 50-të, kur Sefa ndërmerr një aksion të bukur personal nga e majta e sulmit bardheblu, gjuan fort, prirur me portën kundërshtare, topi shkon në vijën fatale të kuadratit të Stabaekut, ku Muka fut këmbën dhe e dërgon në rrjetë.
Ndeshja barazohet 1-1, duke i dhënë tjetër impuls lojës së bardhebluve. Megjithatë, përvec dëshirës së shtuar më shumë për të shënuar golin e dytë dhe të fitores, Tirana nuk ka tjetër. I mungon qartësia dhe logjika e duhur për të shkuar te goli, fillon të humbasë edhe freskinë fizike, ndërkohë që trajneri Loncarevic bën dy zëvendësime, por pa efekt të dukshëm.
Ndeshja mbyllet në barazim 1-1, rezultat i cili favorizon dukshëm norvegjezët, që pas një jave do të tentojnë me çdo kusht kualifikimin për në turin tjetër, në ndeshjen e kthimit në shtëpi.
Tirana - Stabæk 1-1 (0-1)
Shënues: Devis Muka 50’ / Daigo Kobayashi 35’
Tirana (4-4-2): Blendi Nallbani, Rezart Dabulla, Andi Lila, Abraham Alchenau, Tefik Osmani, Gjergji Muzaka (Laurent Mohelebi 59’), Devis Mukaj, Bledar Devolli, Jetmir Sefa, Daniel Xhafaj, Sabien Lilaj (Arber Abilaliaj 85’). Trajner: I.Loncarevic
Stabæk (4-1-4-1): Jon Knudsen, Morten M. Skjønsberg, Pontus Segerström, Inge André Olsen, Vegar Eggen Hedenstad, Christian Keller, Pontus Farnerud, Henning Hauger, Mikkel Diskerud (Palmi Rafn Palmason 80’), Daigo Kobayashi (Espen Hoff 88’), Fredrik Berglund (Daniel Nannskog 76’).
Trajner: J.Jannson
Gjyqtar: Robert Schörgenhofer (Austri)
Kartonë të verdhë: Devis Mukaj, Bledar Devolli, Andi Lila / Christian Keller
Start/SSH