Tirana beson te kualifikimi
Bardheblutë, fitorja ose barazim me 2 gola i kualifikon në turrin e dytë të Ligës së Kampioneve
Tirana udhëtoi dje drejt Norvegjisë për t’u përballur sot në orën 20:45 me Stabaekun në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Ligës së Kampioneve. Barazimi 1-1 i arritur të mërkurën në “Qemal Stafa” ka mbajtur gjallë shpresat e Tiranës për kualifikimin në turrin tjetër të këtij kompeticioni, por gjithsesi, i pamjaftueshëm për t’u kualifikuar. Në takimin e kthimit në “Telenor Arena”, bardhebluve u duhet fitorja ose barazim me 2 gola për të qenë në turrin e dytë të Ligës së Kampioneve. Në rast se i kalon norvegjezët e Stabekut, Tirana do të ketë përballë në turin e tretë me fituesen e çiftit mes danezëve të Kopenhagen dhe malazezëve të Mogren, ku danezët kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 6-0.
Mungesa
Sipas burimeve nga klubi bardheblu, “drejt Norvegjisë nuk do të udhëtojnë kapiteni Devis Mukaj dhe mesfushori Gjergji Muzaka, të dy të dëmtuar në ndeshjen e parë. Ndërkohë që mbrojtësi i majtë, nigeriani Abraham Alechenu do të jetë në fushën e lojës”. Në përballjen e nesërme, trajneri i Tiranës, kroati Ilija Lonçareviç do t’i besojë vijën e parë të sulmit sërish vlonjatit Daniel Xhafaj, që pavarësisht se ka pasur përballë një mbrojtje shtatlartë të skuadrës kundërshtare, ishte një nga lojtarët më të mirë në sfidën e parë.
Deklarata
“Do të kisha shumë dëshirë që të shënoja, por ajo që ka rëndësi më shumë është loja e mirë dhe rendimenti i lartë që duhet të tregojmë gjatë përballjes me norvegjezët”, - tha Xhafaj për mediat pak para se ekipi i tij te nisej drejt Aeroportit të Rinasit. “Kualifikimi sipas meje mbetet i hapur. Në takimin e kthimit në Norvegji do të luajmë pa frikë dhe me synimin e vetëm për t’u kualifikuar për në turrin tjetër. Shpresoj shumë që në Norvegji të shënoj dhe ta kualifikoj skuadrën. Do të ishte me të vërtetë diçka shumë e rëndësishme në karrierën time”, përfundon deklaratën e tij Daniel Xhafaj.
Trajneri Motherwellit, i shqetësuar për gjendjen e skuadrës përpara ndeshjes me flamurtarin
TIRANË- Trajneri i skuadrës skoceze të Modheruellit, kundërshtares së Flamurtarit në turrin e dytë të Ligës se Europës, Jim Gannon ka deklaruar dje për gazetën britanike “Mail on Sunday” se është i shqetësuar për gjendjen e skuadrës përpara ndeshjes së të enjtes. Ajo që shqetëson Gannon është udhëtimi me autobus që bënë lojtarët nga Londra drejt Skocisë menjëherë pasi u kthyen nga Shqipëria. “Udhëtimi nuk qe zgjedhja ime. U përpoqëm të shinim zgjidhje të tjera, por nuk është e lehtë kur në fare pak kohë duhet të marrësh maksimumin”, -tha Gannon. Ndërkohë një emër që po qarkullon shumë në mediat britanike është ai i mesfushorit të Flamurtarit Odise Roshi. Paraqitja e tij mjaft e mirë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Vlorë të enjten ka tërhequr vëmendjen e menaxherëve dhe gazetarëve britanikë. Odise Roshi nuk ka mbushur ende 18 vjeç. Deri përpara një viti atë e njihte vetëm trajneri i U-17 Shpëtim Duro që i rezervoi një vend mes më të mirëve për ndeshjet kundër Francës dhe Holandës. Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptar dhe tashmë menaxher futbollistësh në Skoci, Rudi Vata nuk ka ngurruar ta krahasojë atë me një lojtar me karakteristikat e Kristiano Ronaldos. Gjithsesi trajneri i skocezëve, Jim Gannon, ka menduar që në ndeshjen e kthimit Roshi të mbulohet nga mesfushori skocez Chris Humphrey, që sipas tij, “megjithëse nuk luajti në Vlorë, për shkak të një dëmtimi, shpresoj se do të rikthehet në ndeshjen e së enjtes në stadiumin “Airdrie”.
21 Korrik 2009