E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana bllokon deklaratën e SEECP, shkak Kosova

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Selim Belortaja ka deklaruar se pasi  pjesëmarrësve u është ofruar deklarata e hartuar, pavarësisht vullnetit të mirë,  ai nuk e ka mbështetur tekstin, sepse nuk ka qenë konstruktiv.

“Këtë deklaratë nuk mund ta pranojmë, sepse është e domosdoshme që në të reflektohet përmendja e rëndësisë së marrëveshjeve të arritura(mes Beogradit e Prishtinës) dhe zbatimi i plotë i tyre”, ka thënë Belortaja, citon REL.

Ai gjatë fjalimit të tij ka përsëritur qëndrimin e Tiranës se Kosovës duhet t’i mundësohet që të jetë anëtarë e barabartë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, sikurse edhe në iniciativat tjera rajonale.
Presidenti serb, Tomillav Nikolic ka thënë se për Serbinë, është i papranueshëm propozimi i Shqipërisë, meqë sipas tij, deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje për këtë. /Start/

                                                                                             2012-06-15 16:01
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›