E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Jahjagës: Udhërrëfyesi për vizat, fitore historike e Kosovës

Presidenti i Shqiperisë, Topi dhe Presidentja e Kosovës, Jahjaga

TIRANE- Presidenti Bamir Topi përshëndeti homologen e tij kosovare, Jahjaga, për vendimin e Komisionit të Bashkimit Evropian për dhënien e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në mesazhin e bërë publik në faqen zyrtare të Presidencës, kryetari i shtetit shqiptar nënvizon se kjo është një fitore historike për Kosovën. Kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, tju përcjell Juve, dhe nëpërmjet jush, të gjithë popullit të Kosovës, urimet më të ngrohta për marrjen e udhërrëfyesit të liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë me vendet e Bashkimit Evropian! Duke ju uruar për këtë fitore historike, nënvizoj me kënaqësi faktin që Republika e Kosovës ka dëshmuar se ka kryer reforma të rëndësishme me dinjitet dhe përkushtim të lartë. Ky lajm është një gëzim i veçantë për të gjithë kombin shqiptar, i cili ka manifestuar një vlerësim të thellë për të gjitha proceset demokratizuese dhe progresive që po ndërmerren nga shtetet tona, me qëllimin kryesor integrimin e plotë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian, theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Edhe pse, zyrtarët e BE-së janë ndalur në vlerësimet se “gjithçka do të varet nga vetë Kosova dhe shpejtësia me të cilën do ti përmbushin kushtet”, por privatisht në BE pohojnë se “deri në vitin 2014 nuk ka gjasa që të ndodhë liberalizimi e madje mund të ndodhë edhe më vonë se ky vit”.

(M.A.)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›