E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana dënon dhunën ndaj shqiptarëve

Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet një deklarate për shtyp dënon dhunën e ushtruar ndaj ish- ushtarëve të UÇK-së në Luginën e Preshevës. "Përdorimi disproporcional i forcës, dhuna policore ndaj disa prej të ndaluarve, të cilët e kanë denoncuar atë, presioni fizik dhe psikologjik i ushtruar ndaj familjarëve të tyre, prania e shumëfishtë ushtarake në zonat e banuara nga shqiptarëttë bëjnë të dyshosh se veprime të tilla kanë prapavijë dhe paragjykime etnike", thuhet në deklaratë. Deklarata e ministrisë së Jashtme duke dënuar dhunën e ushtruar vlerëson se transparenca e plotë e të gjithë akteve dhe veprimeve të autoriteteve të Beogradit në lidhje më këtë ngjarje është tejet e rëndësishme. Ministria e Jashtme u ka bërë thirrrje ndërkombëtarëve që të monitorojnë situatën e të drejtave dhe lirive të njeriut në Luginën e Preshevës. "Duke shprehur bindjen se tensionime të tilla ndëretnike nuk janë në interes të zhvillimeve pozitive në rajonin tonë, ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje organizatave ndërkombëtare të monitorojnë nga afër situatën e të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës", përfundon deklarata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›