E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurorët vlerësojnë miratimin e ligjit

Pas miratimit në Kuvend të ligjit të Prokurorisë ka reaguar Shoqata e Prokurorëve. Kryetari i shoqatës, Shkëlqim Hajdari me anë të një deklarate ka falenderuar Kuvendin për miratimin e një prej kërkesave që ka të bëjë me kthimin në detyrë të prokurorit në rastet kur Gjykata çmon se largimi nga detyra ka qenë i pabazuar në ligj. Sipas Hajdarit, ky ndryshim ligjor përbën arritjen e një standarti më të lartë në drejtim të qendrueshmërisë në detyrë të prokurorëve dhe për pasojë në respektimin më mirë të parimit të pavarësisë së Prokurorisë. Gjithashtu shoqata falenderon gjithë trupën e prokurorëve për kontributin e dhënë në arritjen e këtij standarti. Ai siguron se edhe në të ardhmen shoqata do të vazhdojë përpjekjet e saj për të siguruar arritjen edhe të standarteve të tjera, me qëllim që prokurorët të ushtrojnë funksionin e tyre në zbatim vetëm të ligjit dhe pa u ndikuar nga interferenca të çdo lloji dhe natyre qofshin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›