E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama letër presidentit për lirimin e të moshuarës

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka dërguar një letër Presidentit Bamir Topi ku i ka kërkuar lirimin nga burgu të gruas 75-vjeçare Feride Bako, e cila është e dënuar për kultivim bimësh narkotike.Rama shkruan në letër se familja e të moshuarës ka mbetur në mjerim pas arrestimit të saj, dhe se ajo duhet të bashkohet me ta për festën e Vitit të Ri. Rama shkruan në letër: "Ju kërkoj me dorë në zemër të dekretoni faljen e shtetases 75-vjeçare Feride Bako dhe të mundësoni ribashkimin e asaj cope familje shqiptare që ka mbetur e ndarë mes një kasolleje fshati ku çdo ditë gdhihen dy fëmijë të vetmuar dhe një dhomë të burgut 325 ku çdo ditë ngryset një gjyshe e mbetur vetëm." Në fund të letrës Rama shpreh bindjen dhe shpresën që Presidenti do ta marrë parasysh kërkesën e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›